“Novosti” ka bërë një parashikim duke publikuar listën e shteteve që janë pro dhe kundër anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL.
Asambleja e përgjithshme e INTERPOLIT do të mbahet në nëntor të këtij viti në Emiratet e Bashkuara Arabe, për të cilën Kosova synon që të bëhet anëtare e barabartë e kësaj organizate të policisë.
Në prag të fillimit të mbledhjes, portal serb “Novosti” ka bërë një parashikim duke publikuar listën e shteteve që janë pro dhe kundër anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL.
Procedura është e qartë, për pranim të Kosovës në INTERPOL, sipas statutit të organizatës, kërkohen dy të tretat e shumicës prezente, pa i llogaritur shtetet që abstenojnë, transmeton lajmi.net.
Kurse, nëse merret si shembull votimi për pranimin e Kosovës në UNESCO, aso kohe munguan tri vota për pranim të plotë ku nga 142 shtete anëtare, 92 votuan pro.
“Novosti” shkruan se ofensiva e fundit diplomatike ka kthyer situatën në favor të Serbisë.
Po ashtu, portali serb parashikon që disa prej shteteve që kanë tërhequr njohjen e Kosovës të votojnë kundër pranimit të saj në INTERPOL.
Kundër pranimit të Kosovës:
Afrika e Jugut, Angola, Argjentina, Armenia, Bjellorusia, Bolivia, Botsvana, Brazili, Burundi, Kili, Kina, Qipro, Kongo, Kuba, Ekuadori, Eritrea, Spanja, Etiopia, Rusia, Gjeorgjia, Guatemala, Guinea Ekuatoriale, Guinea Bisao, India, Indonezia, Kazakistani, Kirgistani, Libani, Lesoto, Liberia, Maroku, Mauriciusi, Mozambik, Meksika, Mjanmar, Namibia, Nikaragua, Uganda, Palestina, Paraguaji, Filipinet, Siria, Moldavia, Republika Demokratike e Kongos, Republika Popullore Demokratike e Laos, Republika Republika Popullore Demokratike e Koresë, Papua Guinea e Re, Serbia, Sllovakia, Sudani Jugor, Sri Lanka, Surinamet, Uruguaji, Venezuela, Zimbabve.
Pro pranimit të Kosovës:
Afganistani, Shqipëria, Gjermania, Andorra, Arabia Saudite, Australia, Austria, Bahamet, Bahrejn, Belgjika, Belize, Benin, Brunej Darusalam, Bullgaria, Burkina Faso, Kanada, Kosta Rika, Ishujt Faro, Kroacia, Danimarka, Xhibuti, El Salvador, Emiratet e Bashkuara Arabe, Estonia, Maqedonia, Fixhi, Finlanda, Franca, Gaboni, Gambia, Gana, Grenada, Guinea, Gvajana, Haiti, Hondurasi, Hungaria, Ishujt Kuk, Ishujt Solomon, Irlanda, Islanda, Italia, Jordani, Kuvajti, Letonia, Libia, Lituania, Luksemburgu, Malajzia, Malavi, Malta, Monaco, Mali I Zi, Nauru, Nigeri, Norvegjia, Zelanda e Re, Omani, Pakistani, Panama, Holanda, Portugalia, Katari, Republika Dominikane, Çekia, Tanzanija, Britania e Madhe, Ruanda, Shën Luçia, Shën Kits dhe Nevis, San Marina, Samoa, Senegali, Sierra Leone, Sllovenia, Somalia, Sudani, Suedia, Zvicra, Çad, Tajlanda, Timori Lindor, Togo, Tonga, Turqia, Jemeni. /Lajmi.net/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...