Organet e drejtësisë në Kosovë e kanë liruar nga paraburgimin, i dyshuar për krime lufte kundër civilëve në fshatin Krushë të Vogël të Rahovecit.
Mbrojtësi i Petkoviqit, Lubinko Todoroviq ka thënë se akuzat kundër Petkoviq ishin “të rrejshme”, e gjë për të cilën sipas tij flasin edhe tre dëshmitarë.
Ai ishte arrestuar në Hungari më 6 shtator 2018, sipas një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga EULEX-i.
Petkoviq u ekstradua nga Hungaria në Prishtinë më 17 maj 2019, i cili sipas mediave ishte rasti i parë i ekstradimit pasi që Kosova mori përsipër nga organet e EULEX-it proceset e krimeve të luftës.
Petkoviq ka qenë në burg në Podujevë deri dje dhe tani është liruar.
Ai është nga Krusha e Vogël dhe tani jeton në Serbi.
Në masakrën që ndodhi më 26 mars të vitit 1999 në Krushë të Vogël , u masakruan 113 civilë.
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...