Gjykata Themelore në Gjilan të premten ka shpallur aktgjykim lirues ndaj të akuzuarit S. R.
Kështu thuhet në njoftimin për media të Gjykatës Themelore në Gjilan.
Në këtë komunikatë theksohet se i pandehuri në fjalë është akuzuar nga Prokuroria Themelore e Gjilanit, se në fund të vitit 2012 dhe në fillim të vitit 2013, në cilësinë e anëtarit të bordit të Kompanisë ‘Eco Higjiena’, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër, duke shfrytëzuar sipas tyre detyrën dhe autoritetin zyrtar, fillimisht me vendimin e falsifikuar ka formuar komisionin për shitjen e automjeteve të kompanisë, me çka ka dëmtuar kompaninë në vlerë prej 64.327,53 euro.
“Pas shqyrtimit të gjitha provave dhe dëgjimit të dëshmitarëve, trupi gjykues ka nxjerrë Aktgjykim Lirues për të akuzuarin, pasi që nuk është vërtetuar se i akuzuari ka kryer veprën penale keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar. Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit”, përfundon komunikata.
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem