Lindje jo e zakonshme në tregun e Kamenicës, komuna dhe stafi mjekësor i dalin në ndihmë nënës dhe fëmijës

21:50 | 10 Prill 2019
Arbresh.info

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka bërë të ditur se një lindje e pazakontë ka ndodhur sot në tregun e qytetit të kësaj komune.

Kastrati tha se pasi u njoftuan nga një qytetar se nëna dhe fëmija ndodhen në rrugë menjëherë janë angazhuar për gjetjen e tyre.

“Menjëherë u angazhuam ta gjejmë nënën dhe fëmiun dhe me ekipin mjekësor shkuam në shtëpi, ku iu bë kontrolla”, ka shkruar Kastrati në facebook.

Ky është njoftimi i plotë:

Sot rreth orës 17:00, një qytetar na njoftoi për një lindje jo të zakonshme në tregun e qytetit. U njoftuam që nëna dhe fëmiu janë në rrugë. Menjëherë u angazhuam ta gjejmë nënën dhe fëmiun dhe me ekipin mjekësor shkuam në shtëpi, ku iu bë kontrolla. Nëna dhe fëmiu janë shëndosh. Falënderoj qytetarin Fekim Dalipi që tregoi qytetari të dalluar duke lajmëruar rastin, dhe mjekun Latif Sylaj e infermieren Alba Latifi për përgjegjshmërinë profesionale. Jeta e rëndë që e bën komuniteti rom në vendin tonë nuk mund të neglizhohet. Të gjithë qytetarët pa dallim përkatësinë meritojnë vëmendjen tonë.
Ne jemi duke u angazhuar me të gjitha kapacitetet të rifunksionalizojmë repartin e gjinekologjisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme