Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka marrë pjesë në shënim të përkujtimit të rënies së dëshmorit të Kombit, Ymer Alushani, 12 dëshmorëve dhe 37 martirëve të Komoranit.
Me këtë rast, kryetari Limaj ka vlerësuar lart jetën dhe veprën e luftëtarit të shquar të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës, Ymer Alushani.
“Heroi i Kombit, Ymer Alushani ishte i pari atë ditë që vendosi trupin e tij me dhjetëra bashkëluftëtarë dhe u bë digë për ta bllokuar Grykën e Llapushnikut, duke e mbajtur të bllokuar për muaj të tërë dhe se mbyllja e Grykës ia ka prishur planet Serbisë për ta izoluar këtë pjesë të Kosovës”, tha me këtë rast kryetari Limaj.
Më tutje, kryetari Limaj tha se rënia heroike e tij dhe disa bashkëluftëtarëve të tij ishte goditje dhe humbje e madhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, por po kaq e madhe ishte vendosmëria për ta vazhduar luftën deri në fitore.
“Ta nderojmë e respektojnë lirinë që sot e kemi! Lavdi jetës dhe veprës të Ymer Alushanit! Lavdi të gjithë atyre që u flijuan për lirinë e Kosovës!”, ka thënë ndër tjerash kryetari Limaj.
Nis seanca e përbashkët plenare mes Kuvendit të Kosovës dhe ...
Llapi-Dukagjini, duel për t’i ikur fundit ta tabelës
Shaip Kamberi merr pjesë në seancën e përbashkët mes Kosovës...
Gjithçka gati për seancën e përbashkët mes Kosovës dhe Shqip...
Edi Rama arrin në Kuvendin e Kosovës
Vdes pjesëtari i Policisë së Kosovës, Enver Mehana