Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se presidenti serb, Aleksandër Vuciq me retorikën e tij luftënxitësi si ish-shefi i tij Sllobodan Millosheviq duke i frikësuar qytetarët serb dhe duke fajësuar gjithë botën, si duket po përgatitet ta destabilizoj rajonin. Limaj thotë se kjo është shkolla e Milloshevqit që Vuciq më shumë përkushtim po mundohet ta imitoj ish-shefin e tij çdo gjë.
“Shtirja e tij e alarmuar për platformën tregon më së miri se sa larg është ai nga realiteti. Kosova pas tre muajve mbush 20 vjet që është e lirë. Ndërsa para afro një muaji festuam 11-vjetorin e Pavarësisë. Në platformën e miratuar një ditë më parë në Kuvendin e Kosovës nuk ka asgjë tjetër përveç përshkrimit të këtij realiteti që sot ekziston”, ka shkruar Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’.
Limaj e ka porositur Vuciqin ta pranoj realitetin e krijuar tash e dy dekada në këtë pjesë të Ballkanit.
Postimi i plotë i Limajt:
Presidenti serb, Aleksandër Vuciq, me retorikë luftënxitëse si ish-shefi i tij Millosheviqi, duke i frikësuar qytetarët serbë dhe fajësuar gjithë botën, si duket po përgatitet ta destabilizojë rajonin, gjithmonë duke i përdorur bashkëqytetarët tanë serbë të Kosovës, të cilët janë në presion për t’i shërbyer qëllimeve të tij politike.
Me paralajmërimet e vazhdueshme se do të marrë masa duke përcaktuar afate kohore, tregon se ai po tenton t’i përdorë edhe këtë herë serbët e Kosovës për interesa të veta.
Në fakt, kjo është shkolla e Millosheviqit që Vuçiq me shumë përkushtim po mundohet ta imitojë ish shefin e tij në çdo gjë.
Shtirja e tij e alarmuar për platformën tregon më së miri se sa larg është ai nga realiteti.
Kosova pas tre muajve mbush 20 vjet që është e lirë. Ndërsa para afro një muaji festuam 11-vjetorin e Pavarësisë.
Në platformën e miratuar një ditë më parë në Kuvendin e Kosovës nuk ka asgjë tjetër përveç përshkrimit të këtij realiteti që sot ekziston.
Porosia ime për të është ta pranojë realitetin e krijuar tash e dy dekada në këtë pjesë të Ballkanit. FL
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...