Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka pritur sot ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markuzc, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e tanishme në vend, liberalizimin e vizave, rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve dhe fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi.
Limaj ka theksuar nevojën e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, duke shtuar se tashmë është konstatuar edhe nga Bashkimi Evropian se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave dhe është e padrejtë që qytetarët e saj të mbesin edhe më tej të izoluar.
Sa i përket bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, zv/kryeministri ka thënë se dy shtetet duhet ta thellojnë bashkëpunimin duke ftuar shtetin hungarez për investime në Kosovë.
Temë e këtij takimi ishte edhe faza finale e dialogut me Serbinë. Dialogu, ka thënë Limaj, është temë nacionale dhe do të duhej një gjithëpërfshirje dhe konsensus sa më i gjerë, në mënyre që marrëveshja përfundimtare të jetë e pranueshme nga të gjithë dhe të jetësohet në praktikë.
Ai ka theksuar se marrëveshja përfundimtare mes dy vendeve për Kosovën nënkupton njohjen nga Serbia dhe anëtarësim në OKB e mekanizma tjerë ndërkombëtarë.
Ndërkohë ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markuzc, ka thënë se marrëveshja përfundimtare me Serbinë është në të mirë të dy vendeve dhe rajonit në përgjithësi. Ai ka ofruar mbështetjen e plotë të shtetit hungarez për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.
Limaj ka falënderuar ambasadorin Markusz për ndihmën që shteti hungarez ka dhënë në vazhdimësi për Kosovën.
Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën dhe “...
Kadetët e FSK-së përfundojnë marshimin 12.8 kilometra
Haradinaj e nis ditën në Boletin: Isa Boletini frymëzim për ...
Xheneta e Gjesti gjejnë paqe, puthen në pishinë!
Von der Leyen: Angazhimi do të jetë më i fortë se ai i Rusis...
Aktakuzë ndaj dy gjinekologëve, ushtruan kundërligjshëm vepr...