Limaj takohet me Apostolovën, flasin për dialogun me Serbinë

17:30 | 20 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Bashkëkryesuesi i Delegacionit Shtetëror të Kosovës për bisedime me Serbinë, Fatmir Limaj, ka pritur në takim shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Bashkëkryesuesi i delegacionit, Limaj, e ka njoftuar Apostolovën se Delegacioni Shtetëror ka mbajtur një ditë më parë mbledhjen konstituive ku janë marrë disa vendime me qëllim të funksionalizimit të plotë të këtij delegacioni.

Po ashtu, Limaj e ka njoftuar Apostolovën edhe për takimet që sot kanë zhvilluar me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli dhe kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Ndryshe, një ditë më parë ka nisur punën zyrtarisht Delegacioni Shtetëror për Bisedime i cili udhëhiqet nga kryetari i Nismës, Fatmir Limaj dhe ai i PSD-së, Shpend Ahmeti.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme