Fatmir Limaj, bashkëkryesues i Ekipit Negociator të dialogut mes Kosovës e Serbisë, ka dhënë qëndrimin e tij për taksën sa i përket kërkesave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për ta pezulluar atë.
Ai në Zona e Debatit ka thënë se çështja e taksës ndaj mallrave serbe duhet të negociohet për të eliminuar Serbia arsyet të cilat detyroi Kosovën t’i vendosë tarifën 100%.
”Ne përbrenda bisedojmë për shumë çështje të ndjeshme, edhe kur merret një vendim duhet të trajtohet paraprakisht që të merret një vendim i matur”.
”Kjo loja kush del i pari kush është për e kush është kundër taksës, nuk iu takon liderëve të shtetit”.
”Por Serbia mos të pres që ne vetvetiu t’ua heqim taksën. Kemi këndvështrime të ndryshme në këtë çështje”.
”Duhet të negociohet taksa, Serbia duhet t’i eliminojë arsyet për të cilat edhe na ka detyruar të vendosim taksë”.
”Ne duhet të kemi qëndrim unik për të shkuar në një qëndrim unik tjetër. Taksa duhet të negociohet, për tu kuptuar arsyet pse është dhënë ky vendim”.
”Nëse ky vend s’mund të ketë qëndrim unik rreth taksës, ky vend s’ka pse të niset në dialog”.
”Duhet të ruajmë raportet me miqtë që do t’na përcjellin. Si do të futemi në dialog pa SHBA-të. Kam shpresë që do të gjejmë një qëndrim të përbashkët”.
”Qëndrimi im është negociimi i taksës, nuk do të hiqet taksa pa u diskutuar kushtet tona. Ish-kriminelët janë kthyer në udhëheqës të institucioneve të Serbisë”.
”Me taksë nënkuptojmë ta rregullojmë përgjithmonë çështjen e energjisë, dhe çështjen e mallrave e të tregtisë në përgjithësi”.
Veç kësaj, Fatmir Limaj ka potencuar se në fazën finale të dialogut mes Kosovës e Serbisë ka shumë çështje në Platformë të cilat do t’i shtrojë për t’i negociuar, njofton Klan Kosova.
”Nuk shkojmë më në Bruksel për bisedime teknike”.
”Shkojmë në dialog për njohjen e Republikës tonë, shkojmë atje me mandate të parlamentit të Kosovës për të përmbyllur një çështje mes Kosovës e Serbisë”.
”Kemi çështjen e të zhdukurve, dëmet nga krimet serbe, viktimat e dhunës seksuale e shumë të tjera që do t’i trajtojmë”.
”Do të ishte gabim strategjik që të shkohet e të negociohet diçka për pa të njohur Republika e Serbisë”.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?