Fatmir Limaj shpreson se lidhur me taksën të ketë një zgjidhje që është në përputhje me kërkesat e SHBA-së.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, i cili është edhe bashkëkryesues i Delegacionit shtetëror në dialogun me Serbinë, thotë se taksa 100 për qind, e vendosur për mallrat me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, duhet të jetë pjesë e negocimit në Bruksel dhe nuk duhet të jetë problem për vazhdimin e dialogut me Serbinë.
Ai shpreson se lidhur me taksën të ketë një zgjidhje që është në përputhje me kërkesat e SHBA-së.
Radio Evropa e Lirë: Në cilën fazë është aktualisht platforma për bisedime me Serbinë dhe a prisni që ajo të miratohet në Kuvendin e Kosovës?
Fatmir Limaj: Platforma si draft i është dorëzuar Parlamentit të Kosovës. Kemi shpenzuar një kohë të mjaftueshme për të hartuar një dokument që besoj i ngërthen në vete, para së gjithash, Kushtetutën e Republikës së Kosovës, është e bazuar mbi Kushtetutën e Republikës.
Ka marrë parasysh shqetësimet dhe çështjet sensitive që po ballafaqohet opinioni në Kosovë, sugjerimet e partive politike që janë në Parlamentin e Kosovës. Praktikisht, është një dokument gjithëpërfshirës që për qëllim ka që Kosova ta nxjerrë një qëndrim zyrtar dhe të flet me një zë, të ketë një mesazh se si Kosova e sheh dialogun e ardhshëm. Gjithashtu, qëllimi i platformës është për të treguar edhe njëherë vendosmërinë e Republikës së Kosovës që po ne jemi për dialog dhe dialogu është me interes të veçantë për vendin tonë, dialogu nuk ka alternativë tjetër. Andaj, miratimi i kësaj platforme në Parlamentin e Kosovës do të dërgonte këtë mesazh.
Tani, presim që pasi të kalojë procedurat normale në Parlament, platforma shumë shpejt të gjendet para deputetëve, ku ata do të kenë rastin për të diskutuar dhe trajtuar platformën. Sigurisht, ne presim nga deputetët që të kenë sugjerime, të ketë vërejtje për platformën dhe në fund presim që ajo të miratohet dhe Kosova të ketë një dokument për bisedime.
Radio Evropa e Lirë: A e keni diskutuar këtë platformë me presidentin Hashim Thaçi, marrë parasysh edhe opinionet e ndryshme që shpesh janë ndarë në mes të bashkëkryesuesit të Ekipit negociator dhe presidentit në lidhje me çështjen e ndryshimit të kufirit?
Fatmir Limaj: Përveç përmbajtjes së platformës, ne kemi qenë shumë të kujdesshëm në konsultimin paraprak me të gjithë për hartimin e platformës. Thash, përveç përmbajtjes së platformës, synimi ynë tjetër kryesor ka qenë që ai dokument duhet të reflektojë unitet të klasës politike të Kosovës. Më shumë se kurrë ne na duhet një unitet rreth qëndrimit në raport me dialogun e ardhshëm me Serbinë.
Prandaj edhe i kemi dhënë kohë të mjaftueshme konsultimit me të gjitha institucionet. Në hartimin e platformës ka marrë pjesë aktive edhe Zyra e Presidentit. Përveç që ka marrë pjesë Zyra e Presidentit në hartimin e platformës, në fund ne ia kemi dërguar dokumentin presidentit, kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit, duke kërkuar nga ata që të japin sugjerimet e tyre ose vërejtjet pasi ta kenë lexuar. Dhe, pasi që kanë marrë kohën e nevojshme për ta shikuar dokumentin, përsëri jemi takuar edhe me presidentin, kryetarin e Kuvendit e kryeministrin dhe kemi marrë miratimin e plotë të të tri institucioneve.
Kështu që, kjo platformë e ka mbështetjen e plotë edhe të presidentit, edhe të kryetarit të Kuvendit edhe të kryeministrit dhe presim që ta ketë mbështetjen edhe të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?