Kreu i Nismës, Fatmir Limaj ka thënë se Kosova e ka pritur me skepticizëm emërimin e spanjollit Josep Borrell si përfaqësues i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, pozicion të cilin deri më tani e ka mbajtur Federica Mogherini.
Siç dihet Borrell vjen nga Spanja, vend ky që nuk e ka njohur Pavarësinë e Kosovës.
Por, Limaj ka propozuar që zëvendësuese e Mogherinit, si ndërmjetësuese në dialog, të jetë kandidatja për presidente të Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, që momentalisht është Ministre e Mbrojtjes së Gjermanisë.
“Me skepticizëm dhe shqetësim e kemi parë si Kosovë emërimin e Borrellit dhe rreziku është që në tavolinën e bisedimeve të kemi qëndrimin e Spanjës. Se si do të vazhdojë, ta shohim. Mendoj që si Kosovë duhet të kërkojmë që rolin e ndërmjetësuesit ta merr kandidatja për presidente të Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kështu edhe procesi do të ketë dinamikën dhe rëndësinë e vetë”, ka thënë Limaj në Rubikon.
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi
Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarës...