Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, i cili ditë më parë është votuar në qeverinë e Kosovës si udhëheqës i delegacionit të bisedimeve me Serbinë, ka thënë se do donte që edhe opozita të jetë pjesë aktive e dialogut Kosovë- Serbi.
Limaj ka thënë se delegacioni i votuar në qeverinë e Kosovës, nëse plotësohet me emra të opozitës do të kthehej në një delegacion shtetëror.
Limaj thotë se marrëveshja përfundimtare me Serbinë nuk është një ligj i thjeshtë të cilin mund ta ndryshojë qeveria e ardhshme.
“Ne duhet të funksionojmë si shtet dhe aty s’ka pozitë e opozitë. Është temë nacionale e cila do ta përcaktoj përjetësisht fatin e vendit tonë dhe askush s’ka të drejtë të jetë patron i një temë kaq të madhe. Qëllimi është ndërtimi i këtij delegacioni shtetëror. Ftesa ime është e bashkimit. Nuk mund të kalkulohet partiakisht kur është interesi i vendit”, ka thënë Limaj në një intervistë për “Report TV”.
I pyetur pse ky delegacion nuk u votua në Kuvendin e Kosovës, Limaj ka thënë se kjo mund të jetë për shkak të kohës së shkurtër. Ai pret që edhe opozita t’i bashkohet delegacionin qeveritar për ta kthyer në një delegacion shtetëror.
Kryetari i Nismës ka thënë se marrëveshja përfundimtare me Serbinë nënkupton njohjen e shtetit të Kosovës si dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe organizata tjera ndërkomëbtare.
“Ne me Serbinë kem tema si të pagjeturit, kemi çështjen e pensioneve dhe energjisë e tema të tjera. Por, sa i përket statusit të Kosovës kjo është e mbyllur. Çështja e Kosovës është e përfunduar. Kosova e ka shpallur pavarësinë e saj dhe kjo temë nuk diskutohet asnjëherë”, ka shtuar Limaj.
Më tutje, Limaj ka thënë se Serbia ende nuk ka propozuam zyrtar se çka kërkon në këmbim të njohjes dhe për sa kohë që Serbia s’ka propozim zyrtar, Kosova s’ka çka të diskutojë./Report TV/
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës
Parashikimi i motit për sot
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...