Pas pothuajse katër orëve ka përfunduar takimi i Ekipit Negociator ku është diskutuar lidhur me finalizimin e platformës së dialogut.
Pas këtij takimi bashkëkryesuesi i Ekipit Negociator Fatmir Limaj para mediave ka thënë se pas punës që kanë pas sonte draft platforma është gati dhe se nesër do t’u dërgohet krerëve të shtetit për ndonjë sugjerim ose vërejtje, raporton arbresh.info.
“Sot ne kemi punuar disa orë kemi punuar në detaje dhe ajo që mund të themi nga puna e sotme jemi ardhur në përfundim që nesër teksti gati se është i përfunduar do t’ia dërgojmë krerëve të shtetit kryeministrit, kryetarit të kuvendit dhe presidentit nëse kanë edhe ata ndonjë koment rreth platformës dhe pasnesër delegacioni i Kosovës përfundimisht do ta miratojë projekt-platformën dhe do ta dërgojë për në parlament. Këto janë rezultatet që kemi arrit sonte”, ka thënë Limaj pas takimit.
Ai tutje ka thënë se delegacioni shqyrton vërejtjet që janë dhënë dhe pas trajtimit të tyre e voton draft platformë dhe pastaj zyrtarisht e dërgon në kuvend.
“Në fund delegacioni i shqyrton vërejtjet që mund të vijnë nga krerët e shtetit pas trajtimit të atyre sugjerimeve e voton draft platformën dhe do ti dërgohet zyrtarisht parlamentit të Kosovës”, ka thënë Limaj.
Limaj poashtu ka thënë se draft platforma finale do t’i dërgohet gjithashtu edhe dy partive opozitare./arbresh.info
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin