Zëvendëskryeministri i Kosovës Fatmir Limaj ka përkujtuar 20 vjetorin e masakrës së Dubravës.
Limaj ka thënë kryerësit e këtij krimi kanë emër dhe mbiemër dhe janë të njohur për të gjithë, por siç thotë ai për këtë krim ende askush nuk është hetuar dhe dënuar.
“Kryerësit e këtij krimi të tmerrshëm kanë emër dhe mbiemër dhe janë të njohur për të gjithë. Pavarësisht kësaj, për këtë krim askush nuk është hetuar dhe rrjedhimisht as dënuar”, ka shkruar Limaj në facebook.
Postimi i plotë:
Para dy dekadave ushtria dhe policia serbe kryen një nga krimet më monstruoze mbi të burgosurit në Burgun e Dubravës.
20 vjet më parë, në Burgun e Dubravës u vranë mbi 160 të burgosur dhe u plagosën mbi 200 të tjerë.
Kryerësit e këtij krimi të tmerrshëm kanë emër dhe mbiemër dhe janë të njohur për të gjithë. Pavarësisht kësaj, për këtë krim askush nuk është hetuar dhe rrjedhimisht as dënuar.
Është koha e fundit kur institucionet e drejtësisë duhet të reagojnë dhe kriminelët ta marrin dënimin e merituar.
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...