Zv/kryeministri i Kosovës nga radhët e Nismës, Fatmir Limaj ka folur sot me rastin e hapjes së portit doganor të Kosovës në Durrës.
Limaj ka theksuar se ky është një moment i rëndësishëm për fillimin e integrimit dhe bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe se ky është projekti i dytë i rëndësishëm pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
“Pas një pune të përbashkët, për një projekt madhor për ndërtimin e autostradës Tiranë-Prishtinë, sot në këtë ditë bashkëprojekti më i rëndësishëm konkret mes Kosovës dhe Shqipërisë. Integrimi i Doganës si vizion i përbashkët i yni për unionin doganor Kosovë-Shqipëri. Në cilësinë e Koordinatorit të Përbashkët Kombëtar mes qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë të zgjedhur në mbledhjen e dy qeverive në Pejë, kam nderin t’u informoj se nga katër vendimet që u morën në mbledhjen e Pejës ne sot po implementojmë marrëveshjen e dytë. E para është integrimi i kufijve që filloj në fillim të vitit dhe do të përfundojë në mars, ndërsa sot Dogana praktikisht e Kosovës po kthehet apo po themelohet në portin e Durrësit që është një sinjal i vizionit tonë të përbashkët të një unioni doganor”, ka thënë Limaj.
Tutje ai shtoi se takimet e përbashkëta të dy qeverive nuk janë të lehta dhe të thjeshta ashtu siç prezantohet shpesh herë si takime politike por që nga këto mbledhje po kalohet në veprime konkrete të cilat kanë reflektim në mirëqenien e qytetarëve.
“Kosova dhe Shqipëria kërkojnë fusha të shumta të integrimit. Fuqishëm jemi futur të dy qeveritë për zhvillimin ekonomik dhe kjo k’tu është lajm i mahnitshëm për ekonomikë. Sa më pak burokraci dhe një mundësi e jashtëzakonshme. Nga sot Kosova e ka portin e vetë ashtu siç edhe e ka pas, por formalisht do të jetë e Kosovës, pra në Durrës si qendër e rëndësishme e zhvillimit tonë ekonomik. Shfrytëzoj rastin të falënderoj ministrat e Kosovës dhe Shqipërisë, dy drejtoritë e Doganave, ekspertët që kanë punuar shumë për një realizim të këtij projekti për të hapur sot Zyrën Doganore të Kosovës. Urime ekonomistëve e njerëzve të cilët do të qarkullojnë dhe jam i bindur se do t’u mundësojë qarkullimin e mallrave në botë jo vetëm Kosovë e Shqipëri. Ky është vizioni ynë i integrimeve evropiane, pra vizion i përbashkët i Evropës. Ne po sjellim Evropën në rajon”, ka përfunduar Limaj./Indeksonline/
Kryeministri libanez shpreson për ‘faqe të re për Libanin’ p...
Shqipëria 2030 në BE, Rama: Plotësisht e mundur
Banorët hamendësojnë se sa mund të jetë ora
Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut
Abdixhiku pret në takim ambasadorin e Zvicrës, flasin për zg...
Kurti: Forca jonë po rritet vazhdimisht, Republika po fuqizo...