Në kryeqendrën shqiptare po mbahet takimi i dytë koordinues në mes delegacioneve të Kosovës dhe Shqipërisë lidhur me marrëveshjet e nënshkruara në mbledhjen mes dy Qeverive mbajtur më 26 nëntor në Pejë.
Mbledhja është thirrur dhe po udhëhiqet nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Limaj, në cilësinë e Koordinatorit Kombëtar të dy Qeverive, njofton kumtesa, përcjell lajmi.net.
Limaj ka thënë se sot janë ftuar dy delegacionet përkatëse për të dhënë kontributin përmes diskutimit dhe analizuar rezultatet e arritura deri me tani si dhe sfidat e implementimit të marrëveshjeve të nënshkruara.
Ai ka thënë se koordinimi i aktiviteteve nga dy palët dhe qasja e mirëfillte do të garantoj implementimin e marrëveshjeve mes dy vendeve tona.
“Ajo që mund të them me kënaqësi është se nga katër marrëveshjet e arritura në Pejë ka pasur progres dhe sot do të shohim ku jemi më katër marrëveshjet e nënshkruara”, ka thënë Limaj.
Limaj ka thënë se ashtu siç janë pajtuar, muaji qershor duhet të jetë afati i fundit për implementimin dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Pejë.
“Në këtë aspekt shpresoj që kolegët tanë ministra që kanë nënshkruar më marrëveshje sot do të na njoftojnë me hapat e marrëveshjeve në Pejë. Ne si trupë e kemi përgjegjësinë që ashtu siç kanë marrë zotimin dy kryeministrat, ajo qe ne merremi vesh duhet të implementohet në tërësi”, ka shtuar Limaj.
Limaj thotë se takimi i sotëm i jep peshën e duhur dhe bashkërisht të bëjnë një rëntgen të krejt asaj që është arritur nga nëntori i vitit 2018 e këndej.
Ai ka thënë se në fund të këtij takimi do të ketë një pasqyre të qartë ku është arritur deri më tani. /Lajmi.net/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...