Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se është koha e fundit kur duhet të ketë një pikënisje të ndërtimit të politikave të qarta ekonomike për vendin.
Në një bashkëbisedim me bizneset të organizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës, Limaj ka kërkuar më shumë frymëzim për vendin.
Ai ka thënë se është koha e fundit kur të gjithë bashkë, prodhues, tregtarë duhet ta shohin Kosovën si atdheun e tyre. Ai ka shtuar se duhet të ndalet njëherë e përgjithmonë sjellja hipokrite e disa njerëzve të cilët synojnë vetëm të mashtrojnë njerëzit.
Limaj e ka thënë hapur se nuk mund të rrënohen biznese të tëra në mbrojtje të një kompanie. Numri dy i qeverisë së Kosovës ka kërkuar nga bizneset që para se të kërkojnë ndihmë nga qeveria ato duhet t’i kryejnë obligimet ndaj punëtoreve.
Ai i ka kërkuar bizneseve që të mos heqin dorë nga presioni ndaj qeverisë për të ndërmarrë veprime të cilat janë në funksion të fuqizimit të ekonomisë së vendit. Limaj ka thënë se institucionet që mbrojnë interesat e bizneseve vendore duhet të jenë pjesë përbërës e hartimit të politikave ekonomikë në vendin tonë.
Limaj ka thënë se nga dita e parë e angazhimit tij ai ka qenë i fokusuar që prodhimi vendor dhe lufta për hapje të vendeve të punës do jenë prioritetet kryesore të qeverisë si parakusht që krijon efekt të mirëqenies e zhvillim dhe ngritjen e standardit të njerëzve tanë.
“Ne respektojmë dhe jemi pjesë e një tregu të madh dhe interesi strategjik i vendit është integrimi në BE, por ekonomi të tregut me qenë në konkurrencë me kushte të barabarta. Jo ekonomi tregut ku s’ka konkurrencë ose ka konkurrencë të egër që shkatërron ekonominë e vendit. Mungesa e një rregullativi të qartë ligjor dhe mungesa e vetëdijes dhe dashnisë për këtë vend na ka sjellë në situata ku prodhimi vendor është ekspozuar në një konkurrencë të pabarabartë. Jo rrallëherë njerëzit tanë nuk kanë gjetur mbështetje për të zhvilluar ekonominë e tij”, ka thënë ndër të tjera Limaj në një tryezë të Organizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës.
Më tutje, ai ka thënë se mungesa e një kujdesi institucional në kushtet të barabarta praktikisht ka sjellë pasoja dhe rezultate jo te kënaqshme.
“Duke parë gjitha këto kemi filluar me disa politika fiskale dhe veprime konkrete të cilat do të kenë efekt konkret në ekonominë e vendit. Nuk janë të mjaftueshme, por është një pikënisje dhe ka në fokus zhvillimin. Nuk është e lehtë të ndërtosh kornizë ligjore në Kosovë për faktin se ka lobingje të ndryshme që krejt shteti me punu për një njeri. Pavarësisht se e rrënon ekonominë e vendit. Kjo fatkeqësisht ka pasoja”, ka shtuar Limaj.
Kosovës, sipas Limajt, i duhet tregtia dhe prodhimi vendor dhe në asnjë mënyre nuk duhet parë që politika e Kosovës është për një sektor.
Limaj ka bërë apel që secili ta kryejë punën e vet.
“Ne po përpiqemi të thjeshtojmë procedurat burokratikë. Të kthehemi ta bëjmë një kornizë ligjore ekonomike e cila është në shërbim të fuqizimit të ekonomisë së vendit dhe duke respektuar marrëveshjet ndërkombëtarë që kemi. Kosova të mos lejohet të përdoret si oaze ku mund të shitet gjithçka pa konkurrencë dhe bizneset tona të kenë barriere në vendet fqinjë”, ka shtuar Limaj.
Limaj i ka kërkuar bizneseve që para se të kërkojnë nga shteti ata duhet t’i kryejnë obligimet që kanë ndaj punëtore.
“Nëse shohim kështu jam i bindur se ju fuqizoheni. Nuk mund ta shohim vendin kështu. Ky është atdheu ynë. Në fund të ditës jemi qytetarë që i rrisim fëmijët tonë këtu. A ka mundësi që në këtë vend tonin me hy një frymëzim. Askujt s’po i kërkohet punë vullnetare, por a mund të ketë një frymëzim për vendin. Apeli im është nga punëtori ta ndihmojnë prodhimin vendor. Duke i ndihmuar atyre ata i ndihmojnë vendi”, ka përfunduar Limaj./Indeksonline/
Kurti sot merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës së Sigur...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës
Parashikimi i motit për sot
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...