Kryetari i NISMËS Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se nuk do ta pranonte postin e kryeministrit nëse partia e tij do të kishte dhjetë deputetë.
Limaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se do të refuzonte postin e kryeministrit nëse do t’i ofrohej nga PDK në ndonjë situatë të mundshme.
“Nëse PDK vjen në NISMË dhe më ofron postin e kryeministrit nuk do të pranoja… Mendoj se kjo nuk do ta ndihmonte Kosovën. Një kryeministër i tillë nuk do të ishte asnjëherë rezultativ si duhet. Nuk ka politikanë që s’do ta donte atë post, por mendoj se në atë vend do të duhej të shkojnë vetëm ata që marrin besimin e madh të qytetarëve”.
“… Nuk pranoj që me 7-8% të votave të jem kryeministër i këtij vendi. Me deputetë të partive tjera nuk dua të jem kryeministër. Nëse populli dëshiron të më votojë e kanë adresën e Partisë”, tha Limaj, përcjell Telegrafi.
Kryetari i NISMA-s ka thënë se të gjithë politikanët i dinë këto qëndrime të tij, se pa votë popullore nuk pranon postin e kryeministrit.
Limaj ka thënë se kush del partia e parë le ta merr postin e kryeministrit.
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...