Kryetari i Nismës Socialdemokrate njëherësh zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës ka folur edhe njëherë për vendosjen e taksës prej 100% për produktet serbe.
Limaj ka thënë se Kosova nuk e ka marrë këtë vendim nga dëshira, por ka qenë e detyruar.
Numri dy i qeverisë së Kosovës, për Ekonomia Online, ka thënë se e kanë toleruar deri tash Serbinë duke shpresuar se do të vetëdijesohet, por meqë kjo, sipas tij, nuk ka ndodhë, atëherë e kanë marrë vendimin si partnerë të koalicionin për taksën.
Më tutje Limaj ka thënë se është momenti i fundit kur Kosova duhet të sillet si shtet normal.
“Vjen një moment kur ne duhet të vetëmbrohemi. Në nuk mund dhe nuk do të lejojmë të futen mallra me emërtimin në Kosovë me mbishkrime Kosovo e Metohi. Kjo për ne është e papranueshme. Serbia është mirë të pranoj realitetin e krijuar në Kosovë tash e sa vjet”, ka thënë Limaj.
Duke folur për kërkesat e ndërkombëtareve për heqjen e taksës, ai ka thënë se kërkesa e tyre është normale, sepse sipas tij, është absurde që në rrethana ta zakonshme me nxjerrë taksë, por siç thotë Limaj situata në Kosovë është jonormale.
Sipas Limajt, motivi i vetëm i taksës është mbrojtja e interesit të vendit
Dy persona kanë qëlluar në drejtim të policisë në Dibër
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, deri në 40 minuta pritje te ...
Abdixhiku takon 150 bizneset më të mëdha në Kosovë
Ambasada e Shqipërisë në Kiev dëmtohet nga sulmet ruse
Armenia nga sot njeh zyrtarisht pasaportat e Kosovës
Këshilli Islamik i Rusisë u mundëson poligaminë burrave mysl...