Limaj e Sherifi presin në takim delegacionin nga Britania e madhe, flasin për dialogun Kosovë- Serbi

13:07 | 16 Korrik 2019
V. S.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, i shoqëruar nga kryetari i GP të Nismës, Bilall Sherifi, kanë pritur në takim një delegacion britanik ntë kryesuar nga Andreë Page, Shef i Departamentit për Ballkanin Perëndimor.

Limaj ka thënë se bisedimet Kosovë- Serbi, temë mbi partitë politike dhe se do të angazhohet që Kosova të flas më një zë në këtë proces!

Postimi i plotë:

Bisedimet Kosovë-Serbi, temë mbi partitë politike dhe ne do të angazhohemi që Kosova të flasë me një zë në këtë proces!

Këtë qëndrim ia shpalosa delegacionit britanik të kryesuar nga Andrew Page, shef i Departamentit për Ballkanin Perëndimor si dhe Susan Laffey, zyrtare e Lartë e Sektorit të Analizës në Zyrën për Punë të Jashtme.

Në takim me mysafirët nga shteti mik, Britania e Madhe, bashkë me kryetarin e Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, biseduam për zhvillimet aktuale politike në vend, në veçanti për dialogun Kosovë-Serbi.

Për Kosovën është shumë me rëndësi përfshirja sa më e madhe e Britanisë në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, sepse kjo i jep kredibilitet dhe siguri procesit.

Bashkërisht u pajtuam që dialogu mes dy vendeve është i paalternativë dhe se duhet gjetur rrugë deri tek arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse mes dy vendeve që për epilog do të ketë njohjen reciproke.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme