Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj ka komentuar publikimin e listave të veteranëve në media.
Ai ka thënë se është për keqardhje ajo çfarë ka ndodhur ditëve të fundit me veteranët e vërtetë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Limaj, i cili në kohën e luftës mbante nofkën Komandant “Çeliku”, ka thënë se është e turpshme që në vazhdimësi të ofendohen në këtë formë ata njerëz të cilët kanë dhënë gjithçka për këtë vend.
“Me i nxjerrë njerëzit që tashmë kanë 50-60 vite, me i nxjerrë para opinionit publik me aq lehtësi si mashtrues të cilët prej ditës së parë kanë qenë ushtarë është turp i madh. Dikush duhet ta marrë përgjegjësinë. Kjo edhe një herë tregon se sa ka qenë e nevojshme një hetim i mirëfilltë dhe jo kështu abuzim. Kjo tregon çfarë kaosi është atje ku presim drejtësi prej tyre. Kjo nuk guxon të lejohet. Krejt infrastrukturën ligjore dhe logjistikën ia ka ofruar shteti mos me ardhë deri këtu”, ka thënë Limaj në një prononcim për Ekonomia Online.
Krejt kjo, sipas Limajt, është bërë për t’i fshehur mashtruesit. Me këtë, Limaj thotë se po synohet të rrënohen hetimet dhe të vazhdohet të mos besohet në drejtësi.
Ai u ka bërë thirrje ushtarëve të UÇK-së të cilët ndihen të ofenduar e të lënduar që të mos shqetësohen për publikimin e emrave, sepse të vërtetën e tyre, Limaj thotë se askush s’mund ta fshehë.
“Në ato lista të publikuara me veteranë mashtrues ka të plagosur, ka djem që prej ditës së parë kanë qenë. Si është e mundur të përfundojnë me mashtrues. Nuk mund të etiketosh njerëzit kështu. Nuk shkon kjo punë me një komunikatë, por dikush duhet ta marrë përgjegjësinë”, ka shtuar Limaj.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...