Google ADS

Lima: Pres që edhe sonte djemtë tanë të na bëjnë krenarë me paraqitjen e tyre

20:47 | 7 Qershor 2019
Arbresh.info

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se me padurim po e pret fillimin e ndeshjes futbollistike mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Limaj ka shkruar në llogarinë e tij në ‘Facebook’, që pret edhe sonte djemtë e Kosovës të na bëjnë krenar me paraqitjen e tyre.

Ai iu ka uruar sukseseve lojtarëve të Kosovës në rrugën drejt “EURO 2020”.

“Me padurim po pres fillimin e ndeshjes futbollistike mes Kosovës dhe Malit të Zi. Pres që edhe sonte djemtë tanë të na bëjnë krenarë me paraqitjen e tyre. Suksese djema në rrugën drejt “Euro 2020”! Forca Kosova! FL “.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme