Profesori i së Drejtës Kushtetuese, Mazllum Baraliu ka thënë se ka krahasuar pakon e projektligjeve aktuale për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura, ligje të kaluara në parim në Kuvendin e Kosovës.
Derisa ka debatuar çështjen e themelimit të Ushtrisë së Kosovës, në Zona B ai thotë se këto ligje duhet të shqyrtohen me patjetër para se të shkojnë në lexim të dytë, pasi projektligji i vitit 2014-të ishte më i avancuar.
”I kam pasur ligjet në dorë dhe i kam krahasuar. Konstatoj që në nenin 126 të Kushtetutës FSK në një mënyrë apo tjetër është e përcaktuar si Forcë Mbrojtëse për qytetarë dhe komunitete”.
”Këto ligje duhet të rishiqohen mirë para leximit të dytë, duhet të lexohet për një ushtri të mirëfilltë të një populli”.
”Uroj për këtë hap që është bërë ndonëse një hap i vonuar. Jo rastësisht emri i FSK-së nuk është ndryshuar në ushtri”.
”Ligji i 2014 që ka qenë si alternativë ka qenë më i avancuar se ky i tanishëm”./klan kosova/
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”