Lidhja Demokratike thërret seancën e jashtëzakonshme, nuk i shkojnë të gjithë deputetët

10:34 | 31 Tetor 2018
V. S.

Në ora 10:00 ishte paraparë që të filloj seanca e jashtëzakonshme e thirru nga LDK.

Edhe pse ishte paraparë që seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga LDK-ja të fillonte nga ora 10:00 në Kuvendin e Kosovës ende nuk kanë arritur të gjithë deputetët, raporton lajmi.net.

Pavarësisht se kjo seancë ishte iniciuar nga LDK-ja, në sallën e Kuvendit nuk kanë arritur të gjithë deputetët e këtij subjekti politik.

Në Kuvend përveç disa deputetëve të LDK-së, janë parë edhe deputetët e Alternativës, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adem Mikullovci, Sami Kurteshi e Ismaijl Kurteshi dhe si deputeti i Nismas, Milaim Zeka.

Kujtojmë se seanca e jashtëzakonshme e thirrur me iniciativë të LDK-së, është bërë për ta kundërshtuar presidentin Hashim Thaçi mbi idenë e tij për “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. /Lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme