Vendimi i qeverisë së Kosovës për taksën prej 10 për qind që është vendosur këtë javë ka ngjallur reagime të shumta nga liderët serbë dhe Bashkimi Evropian.
Lista Serbe ka reaguar në lidhje me këtë vendim të Qeverisë për tatimin prej 10 për qind të vendosur ndaj produkteve që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Ata sot nëpërmjet një komunikate për media kanë kërkuar tërheqje të menjëhershme të këtij vendimi duke thënë se ky vendim kërcënon në mënyrë të drejtpërdrejtë mbijetesën e serbëve në Kosovë.
Ndër të tjera, ata janë shprehur se nga tani, do të jenë në opozitë të plotë dhe nuk do të mbështesin asnjë sugjerim të qeverisë, e gjithashtu do të jenë të gatshëm të mbështesin çdo propozim për të rrëzuar qeverinë.
Në anën tjetër, janë edhe dy partitë opozitare LDK dhe Vetëvendosje që tash e një vit kërkojnë rrëzimin e qeverisë dhe shkuarjen në zgjedhje të parakohëshme.
Duke pasë parasysh se LDK dhe Vetëvendosje së bashku me votat e Listës Serbe mund të arrijnë numrin e nevojshëm të deputetëve për rrëzimin e qeverisë, lajmi.net ka kontaktuar deputetën e LDK-së, Besa Gaxherrin për të marrë qëndrimin e kësaj partie nëse do të bashkëpunonin me deputetët serbë për të rrëzuar qeverinë.
Besa Gaxherri ka thënë se LDK nuk ka mbledhur strukturat e saj për të diskutuar këtë çështje, por siç thotë ajo Lidhja Demokratike e Kosovës e ka pasur mundësinë të rrëzoj qeverinë në fillim të mandatit me votat e Listës Serbe por nuk e ka bërë një gjë të tillë.
“Ne nuk jemi mbledhur si subjekt politik, strukturat ose kryesia për të marrë qëndrim ndaj kësaj çështje, por ju e dini të gjithë se në fillim të mandatit kemi pasur mundësi të rrëzojmë qeverinë nëpërmjet Listës Serbe, por nuk kemi vepruar.” ka thënë Gaxherri për lajmi.net.
Mirëpo ajo personalisht nuk e ka mohuar si mundësi që të bashkëpunohet me Listën Serbe në këtë moment për të rrëzuar qeverinë.
“Tani duhet të analizojmë situatën mirë, por LDK nuk është parti që i ka shërbyer Serbisë dhe që i ka shkatërruar proceset në vend, megjithatë, kësaj radhe, siç është situate në Kosovë, me një qeveri të pakicës, një president që nuk e respekton Kushtetutën e vendit, me LDK që kërkon zgjedhje tash e një vit, nuk e kemi diskutuar ende por nëse me të vërtetë është e mirë për vendin me shku në zgjedhje, duhet ta analizojmë.”, ka shtuar deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri.
E pyetur nëse LDK nuk e përjashton mundësinë e bashkëpunimit me Listen Serbe, Gaxherri është shprehur se ky është qëndrimi i saj personal dhe kjo çështje duhet të diskutohet në mënyrë që të merret një qëndrim i tillë si parti.
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...