Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti sonte ka hyrë live në llogarinë e tij në Facebook, për t’ju përgjigjur pyetjeve të qytetarëve.
Kurti përmendi datën 29 shtator dhe 6 tetor si data të mundshme kur vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja.
“Meqenëse president ii Kosovës nuk e caktojë datën sot – kjo do të thotë që 22 shtatori nuk mund të jetë data e zgjedhjeve, rrjedhimisht do të jetë ose 29 shtatori ose 6 tetori do ta marrim vesh nesër ose javën e ardhshëm. Ne si Lëvizje jemi të gatshëm si për 29 shtatorin si për 6 tetorin”, ka deklaruar Kurti.
Kurti edhe gjatë këtij prezantimi bëri me dije se janë të gatshëm dhe të interesuar për koalicion parazgjedhor.
Ka vetëm dhjetë minuta që Kurti ka hyrë live në profilin e tij, por interesimin i qytetarëve duket i lartë – momentalisht atë janë duke e shikuar 5 mijë e 900 persona.
https://www.facebook.com/albini2017/videos/2333567013522203/
Universitetet shqiptare, të fundit në listat e akreditimi, s...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Ministria e Bujqësisë dhe GIZ Kosova mbajnë sesion informues...
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën...
PDK sot dorëzon kërkesën në Prokurorinë Speciale për hetimin...
Pas Bitcoin edhe një tjetër kriptovalutë shënon rritje