Sipas Kushtrim Kadriut të Lëvizjes Vatra, populli i Luginës së Preshevës është mashtruar shpeshherë nga liderët kosovarë.
Pos deklarimeve të fundit për korrigjim kufijsh nga presidenti Hashim Thaçi, Kadriu ka thënë se shumë liderë për shumë kohë kanë mashtruar liderët e Luginës.
Këtu ka përmendur edhe ish-kryeministrin Isa Mustafa për të cilin ka thënë se liderët e Luginës e kanë pritur gjashtë muaj për një takim të vetëm.
Sipas Kadriut, ideja e fundit e Thaçit që Lugina t’i bashkohet Kosovës ka shkaktuar amulli te qytetarët atje që “s’po dinë kujt t’i besojnë dhe çfarë të bëjnë”.
“Konsideroj se duhet të jenë më të qarta sepse konferencat dhe gurët që po i hedhë vetëm po e rëndojnë skenën në vend dhe jo që po ofrojnë zgjidhje. Të gjitha lëvizjet janë parë me skepticizëm sepse s’po i besojnë më propozimeve që vijnë nga Kosova. Në vitin 2010 kishte premtuar autostradë që lidh Luginën me Gjilanin premtoi edhe hekurudhë e fonde speciale, por premtimet mbetën vetëm elektorale dhe s’u zbatuan kurrë. Madje liderët e Luginës e pritën 6 muaj për një takim ish-kryeministrin Isa Mustafa”, ka thënë Kadriu në Interaktiv të KTV-së.
Kadriu ka thënë se qytetarët e Luginës nuk kanë parë seriozitet te deklaratat e Thaçit, kryeministrit Haradinaj dhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri. Duke parë “veprimet e tyre që nga paslufta”, sipas Kadriut, kanë bërë që të mos ketë pritje të mëdha nga qytetarët e Luginës./Koha.net/
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...