Lëvizja për Drejtësi, përmes një komunikate për media, ka kërkuar funksionalizimin e Këshillit Shtetëror për Arsimin e Lartë, si një organ të pavarur nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë. Vendimi i fundit rreth Universitetit Publik në Prizren, Pejë dhe Mitrovicë më shumë po tingëllon si konflikt ndërpartiak se sa masa për degradimin e arsimimit universitar.
Mes Universiteteve Publike qasja e menaxhimit dhe standardet nuk kanë një dallim të theksuar. Lëvizja për Drejtësi kërkon një sistem arsimor të paideologjizuar dhe të çliruar nga particizimi dhe kuadrot e papërgatitur. Pretendime për të përhapur ndikimin partiak në universitetet publike është një praktik në këto 20 vite, për sqarimin e këtij realitetit nuk kemi nevojë për asnjë raport profesional e as ndërkombëtar.
Arsimi superior duhet të jetë në përputhje me standardet dhe kriteret e universiteteve evropiane, me qëllim që studentëve t’iu sigurohet cilësia në mënyrë që të kenë mundësi qasjeje në universitetet evropiane. Kosovës i nevojitet një trend bashkëkohor i zhvillimit të shoqërisë kosovare në përputhje me kërkesat dhe nevojat për zhvillim kulturor, shkencor dhe me theks të veçantë investimin në arsimim profesional duke synuar inkurajimin e projekteve kërkimore shkencore.
Sipas ligjit nr. 04/L-037 “PËR ARSIMIN E LARTË NË REPUBLIKEN E KOSOVËS” është paraparë krijimi i Këshillit Shtetëror për Arsimin e Lartë. Për të siguruar cilësinë në arsimimin universitar, Lëvizja për Drejtësi kërkon funksionalizimin e Këshillit Shtetëror për Arsimin e Lartë, si një organ të pavarur nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë. Universitet Publike dhe private duke i pavarësuar nga Ministria duhet të shërbejnë nën mbikëqyrjen e Këshillit Shtetëror të Arsimit të Lartë.
Këshilli Shtetëror i Arsimit të Lartë me një status të veçantë duhet të ketë një rol dhe buxhet të posaçëm dhe të monitorojë mbarëvajtjen e punës shkencore në universitetet publike dhe kolegjet private, thuhet në fund të kësaj komunikate nga Lëviza për Drejtësi.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...