Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Basri Lenjani në një konferencë për medie folur për rastin e mbrëmshëm të pacientit i cili u raportua se nuk kishte marr tretman mjekësor.
Lenjani ka thënë se ka thënë se klinika Emergjente vitin e kaluar është rinovuar dhe është pajisur me pajisje të domosdoshme për monitorim dhe observim.
“Të gjithë pacientët marrin shërbime emergjente brenda 24 orëve, dhe në këtë klinikë është krijuar një siguri jo vetëm për stafin mjekësorë por për të gjithë pacientët. Sa i përket rastit të mbrëmshëm është referuar në klinikën emergjente, mund ta dëshmojmë, është pranuar në shërbimin e sëmundjeve internistike, ku janë kryer analizat laboratorike, radiologjike, janë kryer të gjitha ekzaminimet përcjellëse, po ashtu edhe ekzaminimet e konsulencave mjekësore dhe pas trajtimit është dërguar në dhomën e Kirurgjisë ku është kërkuar mendimi i specialistit të kirurgjisë abdominale. Pas të gjitha këtyre është liruar për trajtim të mëtutjeshëm në shtëpi. Ai është sjell nga spitali i Mitrovicës me autoambulancë”, ka thënë Lenjani.
Sipas tij shërbimet emergjente mjekësore kanë qenë në detyrim të ofrimit të kujdesit emergjent mjekësor.
“E kanë për obligim në bazë të nenit 5 kaptina 3, që çdo qytetari të Republikës së Kosovës të cilët kërkojnë shërbime emergjente mjekësore , jemi të detyruar t’ua ofrojmë. Stafi mjekësor ka qenë në detyrë dhe veprime mjekësore ndërsa për detajet në lidhje me rastin i keni kamerat ku mund të shihen. Ne si Klinike Emergjente jemi në shërbim të qytetarëve dhe dua ta potencoj se për periudhën janar-dhjetor 2018 kanë kërkuar mbi 57 mijë raste që në krahasim me katër vitet e kaluara ku ky numër ka qenë mbi 40 mijë raste. Kemi mbipopullim të Klinikës emergjente nga qendrat dhe spitalet rajonale, përkundër të kësaj ne kemi bërë tolerime për të gjitha rastet të cilat vijnë me udhëzime nga mjeku familjar apo nga spitalet regjionale e kanë qasjen në shërbimin emergjent mjekësor, po ashtu edhe rastet me rrezikshmëri të lartë që nuk kanë udhëzime nga mjekët i pranojmë pa hezitim”, ka shtuar ai./arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/2360122850887083/
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës