Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, i ftuar në emisionin DPT te Fidani, ka thënë se autostrada e cila e lidh Prishtinën dhe Shkupin është më 100% e sigurt, dhe fjalët se ajo nuk është e sigurt mund të jenë për inate personale.
“Unë mendoj se është rruga më e sigurt në rajon. Nëse ka informata se ajo nuk është e sigurtë, kompania Bechtel Enka duhet të merret me to” tha Lekaj.
Gjithashtu ai shtoi gjithashtu se qeveria i ka dhuruar qytetarëve një projekt të sigurt, raporton Gazeta Express.
“Qytetarëve i kemi dhuruar një projekt të sigurt. Dhashtë Zoti të mos ketë kurrë aksidente. Nuk janë të vërteta fjalët që thonë. Gjatë ndërtimit, autostradën e kemi mbikëqyrur 24 orë” shtoi Lekaj.
Ai madje tha se mendimet se autostrada nuk është e sigurt, janë thënë për inate personale.
“Nëse ka pretendime se nuk është e sigurt, Bechtel Enka do të jap sqarime. Gjithashtu mund të deklarohet edhe kompania mbikëqyrëse. Ata mund të deklarohen mbi këto pretendime” tha ai.
Autostrada “Arbën Xhaferi” u inaugurua më 29 maj të këtij viti. Të pranishëm, përveç liderëve të Kosovës, ishin edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe ai i Malit të Zi, Dusko Markovic.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...