Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, ka treguar se ende nuk i janë paguar kompanisë “Bechtel Enka” 53 milionët. Ai ka thënë se afati për ta paguar këtë borxh është deri në muajin qershor të vitit të ardhshëm.
“Nga ky muaj do të nis pagesa. E kemi pagesën me rata dhe kjo ratë është për afro 6 milionë në muaj. Do të thotë deri në muajin qershor do të paguhen e tërë shuma”, ka thënë ai.
Nënkryetari i AAK’së Pal Lekaj në “DPT te Fidani” në T7, ka treguar se këtij borxhi nuk mund t’i iket pa paguar, pasi sipas tij, qeveria e kaluar nuk i është përmbajtur kontratës.
“ Pagesa është dashur të bëhet për 63 milionë. Por ne kemi negociuar me kompaninë dhe është arritur që pagesa të bëhet për 53 milionë euro”
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...