Ministri i Infrastrukturës, njëherësh nënkryetar i AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se ka shtytje mes partive se cila është më afër Amerikës.
Lekaj, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se duhet të shtyhemi njëri me tjetrin se sa jemi shqiptar e jo sa e duam Amerikën dhe BE-në.
“Ftoj gjithë akterët, liderët, qytetarët, hajde të bisedojmë se sa shqiptarë jemi, sa të fuqishëm do të jemi e jo sa e duam Amerikën dhe Bashkimin Evropian. Mendoj se sa më shumë që duam vetën do ta duam edhe Amerikën dhe Bashkimin Evropian”.
Ministri i Infrastrukturës ka thënë se për asnjë moment nuk lëkundet partneriteti i Kosovës me SHBA.
“Ne me Amerikanët kemi ndërtuar shtetin tonë, bashkërisht me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe me të gjithë ata që kanë rënë në altarin e lirisë”.
Lekaj ka thënë se Vesli ka të drejt të ketë mendimet e tij apo të partisë së tij, por vendimi ka qenë konsensus i koalicionit.
Nënkryetar i AAK-së ka thënë se nëse taksa shkon në mbledhje të Qeverisë për t’u votuar, ajo do të suspendohej pasi AAK ka vetëm dy ministra.
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshua...
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...
Kanadaja i dorëzon Ukrainës sistemin ushtarak NASAMS