Nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj në shënim të 108 vjetorit të lindjes së Shën Terezës është promovuar libri “Familjet katolike shqiptare në Shkup”, të autorëve Skender Asani, Albert Ramaj dhe Natasha Didenko, dhe ekspozita dokumentare, “Jeta përmes kujtimeve”.
Ministri i infrastrukturës, Pal Lekaj në emër të kryeministrit përcjelli fjalët përshëndetëse dhe theksoj që institucionet kanë kujdes për nderimin e figurave të mëdha, raporton EO.
“Në emër të kryeministrit përcjelli fjalën e tij përshëndetëse për shënimin e 108-vjetorit të lindjes së Nënës Tereza dhe e theksoj si krenari institucionale kujdesin që ka Qeveria e Republikës sonë për të i nderuar këta vigan të kombit tonë me të cilët ne vazhdojmë të mburremi”, tha Lekaj.
Lekaj gjithashtu tha se ky libër është një ogur i mirë për shqiptarët dhe Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore i Shqiptarëve në Shkup është shembull që duhet të ndiqet.
“Edhe ky përvjetor, ky libër dhe kjo ekspozitë që sot e kanë nderuar Prishtinën janë ogur i mirë që kombi jonë shqiptarë me Maqedoninë është në duar të sigurta dhe përkundër paragjykimeve puna e këtij instituti që përkujdeset për çdo fragment të historisë shqiptare atje dhe shembull që ia vlen të ndiqet”, tha Lekaj.
Lekaj tha se në përvjetorin e ditëlindjes së Nënës Tereza, kombi jonë po e nderon një figurë si ajo dhe se ajo është një letërnjoftim për shqiptaret në mbarë botën.“Gjëja e dytë që sot jemi tubuar është ditëlindja e Nënës Tereza dhe një komb që i nderon këto figura dhe e respekton të kaluarën mund të shpresojë për një të ardhme të ndritur”, tha ai.
“Emri i saj sot është letërnjoftim i çdo shqiptari në botë sepse bota nuk njeh shqiptar tjetër me të famshëm se ajo”, shtoi Lekaj.
Autori i librit “Familjet katolike shqiptare në Shkup”, Skender Asani, po ashtu drejtor i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup tha se përmes këtij libri tregohet se shkupianët dhe ata që jetojnë në Maqedoni po gjurmojnë dhe zbulojnë gjurmët e Nënës Terezë por edhe të familjeve katolike, raporton EO.
“Edhe sot kujtojmë 108-vjetorin e lindjes dhe gjurmët e saj në gjeografinë shqiptarë i ndjejmë hapat e saj në Shkup dhe zërin e saj në korin e kishës dhe përmes kësaj libre ne i themi asaj se ndonëse gjurmët e saj janë zbehur në Shkup, përsëri ekzistojnë shkupjanë dhe bashëkombas që jetojnë në Maqedoni që gërmojnë pas gjurmëve të saj dhe i zbulojnë familjet katolike shqiptare“, tha ai.“
Ne jemi komb me fat që e kishim një nënë si Nënë Tereza dhe vërtet se Nënë Tereza nuk ka qenë nëne biologjike e askujt, por nënë historike e gjithë botës dhe ne mburremi që ishim bijtë e saj”, shtoi Asani.
Ndërsa, Don Lush Gjergji nga Ipeshkvia e Kosovës tha se shqiptarët janë falënderues ndaj Zotit dhe familjes Bojaxhiu që sollën Nënën Terezë si dhuratë për të gjithë shqiptarët.“Monografia për të cilën jemi mbledhur mbulon një zbrazëti dhe mangësi historike aktuale për Shkupin e dikurshëm”, tha ai.“Ne si bijtë dhe bijat e Nënës Tereza ta falënderojmë Zotin dhe familjen Bojaxhiu për këtë dhuratë dhe mundësi që kudo që ka shqiptar në botë të ndjehen mirë Shën Nënën Terezë”, tha Gjergji./EO/
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore