Kryeministri Ramush Haradinaj sot merr rrugë për në Hagë.
Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën e Dukagjinit pritet të intervistohet nga prokurorët e Gjykatës Speciale në Hagë më 24 korrik në cilësinë e të dyshuarit, njofton Klan Kosova.
Ftesa nga Gjykata Speciale ishte arsyeja që Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit.
Ministri i Infrastrukturës nëpërmjet një postimi në Facebook deklaroi se Haradinaj është kthyer gjithmonë fitimtar nga Haga.
Postimi i plotë:
“Nga ajo rrugë që po merr sot, u ktheve gjithmonë edhe më fitimtar.
Kosovën e ke prapa.
Dalsh faqebardhë!”, ka shkruar Lekaj.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...