Lekaj për ambasadorin zviceran: Sot do ta largoja, sikur të pyetesha

22:10 | 28 Mars 2019
Arbresh.info

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, ka komentuar deklaratën e ambasadorit zviceran, Jean Humbert Lebet.
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka komentuar deklaratën e ambasadorit zviceran, Jean Humbert Lebet, i cili ka thënë në Skenderaj se “po ndërton ujësjellësin ndërsa ju po paguani veteranë të rrejshëm”.

Lekaj thotë se është e papranueshme deklarata e ambasadorit zviceran për veteranët dhe madje para qytetarëve të Skenderajt.

Tutje Lekaj thotë se Lebet është dashur të largohet pas asaj deklarate.

“Nuk është ambasadori për me u marrë me ato. Publikisht para qytetarëve është e pakuptimtë me e lidhë një investim me një temë të ndjeshme, me veteranët e luftës. Sikur t’isha ai që marrë vendime, sot ia kisha cu letrën e largimit”, ka thënë ministri Lekaj në T7.

Ministri nga radhët e AAK-së ndihet i fyer për deklaratat e fundit të ambasadorëve në lidhje me korrupsionin.

“Një ambasador i di përgjegjësitë e tij. Janë bërë si fëmija. Kujt t’i teket të na thotë çkado edhe të mos kenë përgjegjësi mbi ata që e thonë”, ka thënë Lekaj.

“Fjala publike e një ambasadorit të thuhet para familjarëve të dëshmorëve është e dhimbshme”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme