Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, të mërkurën nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me presidentin Stefan Sarkany të Dhomës së Tregtisë, Industrisë dhe Shërbimeve Zvicër – Kosovë.
Kjo marrëveshje i hap rrugë trajnimit, certifikimit dhe licencimit të personave përgjegjës të cilët janë të angazhuar në punëtoritë për riparim, servisim dhe rregullim të automjeteve. Veprimi i sotëm ka një rëndësi të madhe për nismën e realizmit të projektit të Sindikatës Zvicerane të Automobilave, për hapjen e shkollave profesionale në fushën e automjeteve dhe profilizimin e kuadrove të këtij profili në vendin tonë.
Këtë e ka bërë të ditur vet ministri Pal Lekaj më anë të një statusi në rrjetin social “Facebook”, të cilin po ua japim në vijim:
“Sot nënshkrova memorandum bashkëpunimi me Dhomën e Tregtisë, Industrisë dhe Shërbimeve Zvicër – Kosovë, përmes së cilës i hapim rrugë trajnimit, certifikimit dhe licencimit të personave përgjegjës të cilët janë të angazhuar në punëtoritë për riparim, servisim dhe rregullim të automjeteve.
Kjo marrëveshje është nismë e realizmit të projektit të Sindikatës Zvicerane të Automobilëve për hapjen e shkollave profesionale në fushën e automjeteve.
Jemi të përkushtuar që të sjellim lëvizje frytdhënëse në secilën sferë, si në këtë rast, arsimimi i të rinjve. Për #Kosovën që duam të gjithë!”, ka shkruar ministri Lekaj në “Facebook”.
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshua...
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...