Google ADS

Lekaj: Më vie keq Daçiq

21:17 | 21 Nëntor 2018
Arbresh.info

Qeveria e Kosovës sot ka vendosur rritjen në 100 për qind të taksës për mallrat që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Ky vendim i Qeverisë së Kosovës ka ngjallur reagime të mëdha nga të gjithë liderët serb.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq është shprehur se nuk do të ketë vazhdim të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë pa u hequr taksa prej 100 për qind për mallrat serbe.

E kësaj deklarate të Daçiqit iu është përgjigjur Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj. Ai nëpërmjet një postimi në Facebook me ironi ka shkruar “Më vie keq Daçiq”.

Ky është postimi i tij:

Ivica Daçiq paska thënë se nuk ka dialog pa heqje të taksës 100% për produktet e Serbisë.

MË VIE KEQ DAÇIQ!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme