Google ADS

Lekaj: Me Ligjin e Pagave jetësohet parimi “paga e njëjtë për punë të njëjtë”

17:59 | 2 Shkurt 2019
Arbresh.info

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka mirëpritur miratimin e Ligjit për Paga në Kuvend të Kosovës.

Ky është postimi i Lekajt:

Me ligjin e pagave që u votua, po jetësohet parimi, “paga e njëjtë për punë të njëjtë”.

Nga një sistem i pagave në sektorin publik që ishte i fragmentuar dhe i paefektshëm, i cili nuk siguronte pagë të barabartë për punë të barabartë, tani pagat do të bazohen në parimin “Paga e njëjtë për punë të njëjtë“, nga një mesatare e pagës që ishte rreth 370€, tani e tutje do të jetë rreth 550€, me mundësinë e ngritjes në përspektivë.

Të gjitha kategoritë që paguhen nga buxheti i shtetit, duke filluar nga mësimdhënësit, mjekët, gjyqtarë, prokurorë, policë, gardianë, doganierë dhe të tjerat më radhë, tani e tutje do të kenë pagë të dinjitetshme që shkon nga 800€ – 1900 € dhe do të kenë koeficientë stabil.

Kështu, gradualisht, qeveria e kryeministrit Haradinaj, po përmbyllë ndërtimin e një sistemi administrativ të shpërblyer, sipas angazhimit të tyre, e cila do të prodhojë dhe implementojë ide që zhvillojnë ekonomikisht, dhe e bëjnë shtet të së drejtës, vendin tonë.

Për #Kosovën që duam të gjithë!

Urime…!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme