Ministri në detyrë i Infrastrukturës, dhe nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj ka akuzuar partitë LDK, PDK dhe Vetëvendosje se po tentojnë të pengojnë ndërtimin e Autostradës së Dukagjinit.
Leka, në RTV Dukagjini ka thënë se Autostrada e Dukagjinit tashmë ka hyrë në procedura dhe nuk mund të ndalet së ndërtuari.
“Autostrada e Dukagjinit do të jetë referendum për 657 mijë banorët e Dukagjinit. Më vjen keq që LDK-ja, PDK-ja dhe Vetëvendosje janë kundër autostradës së Dukagjinit dhe kundër këtyre banorëve. Le të vijnë ata në terren dhe ta thonë që “jemi kundër” e ta shohin a mund të marrin vota”.
Nënkryetari i AAK-së ka thënë se këto parti më shumë kanë inate se që është punë buxhetore.
“Askush nuk ka bërë zhurmë për autostradën e Gjilanit që është duke u ndërtuar. Janë tetë segmente. Askush nuk bën zhurmë për autostradën e Mitrovicës e për projektet tjera por kanë vendosur t’i sakatojnë dhe t’i lënë të izoluar banorët e Dukagjinit”.
Lekaj ka thënë se ministria e drejtuar prej tij ka ndihmuar vendet nga e gjithë Kosova pa dallime rajonale e partiake.
Presidentja Osmani uron Letoninë për Ditën e Pavarësisë
Petkoviq në Rashkë ka biseduar me përfaqësuesit e serbëve në...
Tahiri: Kosova në izolim, pa agjendë diplomatike përveç taki...
Kurti: S’kemi mosmarrëveshje me Maqedoninë e Veriut, bashkëp...
Fermerët francezë në protesta mbi marrëveshjen tregtare BE-M...
Kurti: Nga 1 janari do të kemi pikëkalime të përbashkëta kuf...