Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të marrë pjesë as sot në seancën e thirrur nga Qeveria për ekipin negociator që do ta përfaqësojë Kosovën në dialogun me Serbinë. Në këtë parti thonë se janë në pritje të seancës që është thirrur nga opozita për rezolutën, shkruan Gazeta Express.
Seanca ku do të votohen anëtarët e ekipit negociator të Kosovës në dialogun me Serbinë, në krye me Presidentin Thaçi pritet të vazhdojë sot në orën 14:00.
Por, as në vazhdimin e kësaj seancë Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të marrë pjesë.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express vet Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri.
Beqiri ka deklaruar se ata nuk do të marrin pjesë, por se do të presin që tu vijë radha për seancën e thirrur nga opozita.
“Asesi jo. Normalisht qëndrimi jonë mbetet i qartë, nuk do të marrim pjesë në seancë dhe presim që të na vijë radha për seancën që e kemi thirr ne”, ka deklaruar Beqiri.
Sipas vendimit të Kryeministrit Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj emërohet kryesues, ndërsa Enver Hoxhaj-zv’kryesues.
Ekipi tutje do të përfaqësohet nga anëtarët si Behxhet Pacolli, Dardan Gashi, Mahir Yagcilar si dhe Avni Arifi. Por, jo vetëm.
Kësaj liste, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka shtuar edhe nga një përfaqësues nga partitë opozitare: LDK, VV, PSD dhe Alternativa. E përveq tyre, në procesin e dialogut do të marrin pjesë edhe përfaqësues të shoqërisë civile./GazetaExpress/
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...