Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një njoftimi për media, ka bërë të ditur se kryetari Isa Mustafa ka pranuar një letër urimi nga Joseph Daul, kryetar i Partive Popullore Evropiane, anëtare e së cilës është edhe LDK-ja.
“Duke i uruar rizgjedhjen e z. Isa Mustafa në krye të LDK-së, Presidenti Daul, ndër të tjera thekson se “Rizgjedhja juaj në pozitën, të cilën e keni mbajtur nga viti 2010 është dëshmi e stabilitetit dhe besimit nga delegatët e partisë nën udhëheqjen tuaj. Është po ashtu testim i besimit që ata kanë në ju për ta drejtuar partinë tuaj në një periudhë vendimtare. Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të jenë mundësi për LDK-në që edhe një herë të qeverisë me vendin. Besoj se Vjosa Osmani, kandidate e LDK-së, do të jetë kryeministre e ardhshme, prandaj ju përgëzoj për këtë zgjedhje të shkëlqyeshme”, thuhet në njoftimin për media.
Më tej në njoftim thunet se presidenti Daul vlerëson se këto zgjedhje do të jenë tepër të rëndësishme për të ardhmen e vendit, për ndërtimin e marrëdhënieve të mira me fqinjët, relacionet me Serbinë, përmirësimin e stabilitetit politik dhe të sigurisë si dhe rritjen ekonomike, njëkohësisht duke shprehur besimin e plotë se LDK-ja do të punojë në këto objektiva të ardhshme si vlera të përbashkëta të familjes sonë politike.
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja