Google ADS

LDK-ja mbetet me 58 nënshkrime për rrëzimin e qeverisë

13:22 | 18 Qershor 2019
arbresh.info

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbledhur 58 nënshkrime në lidhje me mocionin për rrëzimin e qeverisë.

“Janë 58 nënshkrime që i kemi siguruar dhe po presim momentin më të mirë ta dorzojmë në Kuvend”, deklaroi deputeti i LDK-së Naser Rugova në një konferencë për medie.

Në këtë konferencë u diskutuan të gjeturat e Raportit për Vendin të Komisionit Evropian në fushën e shëndetësisë  dhe një varg dështimesh në shëndetsi.

Rugova ka kritikuar faktin se mbledhja e premiumeve është shtyer për kohë të pacaktuar, duke shprehur shqetësimin edhe në lidhje me moszbatimin e Ligjit për duhanin.

“Fondi për trajtim jashtë vendit i përmbush kërkesat e pacientëve me 45%. Sipas një analize vlerësohet se nga 120 deri 150 milionë euro pacientët paguajn shërbime shëndetësore në vendet e rajonit”, deklaroi Rugova.

E deputeti i LDK Haxhi, Avdyli, ka vlerësuar se Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili,  ka dështuar dhe nuk është parë aktiv rreth shëndetësisë.

“Duhet të themi publikisht që ka kohë që ministrin nuk jemi duke e parë aktiv, dhe më së shumti që merret me shëndetësi është me disa foto të bukura. Ky ministër ka dështuar totalisht.”

Sipas tij, ministri Ismaili ka lënë në harrës edhe spitalet rajonale.

“Ky ministër ka lënë në harresë edhe spitalet rajonale. Kanë mungesa të shumta në pajisje”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme