Google ADS

LDK-ja i kërkon Presidentit datën e zgjedhjeve

21:07 | 19 Korrik 2019
Arbresh.info

Mbledhja e kryesisë së LDK është mbajtur sonte për ta vlerësuar situatën pas dorëheqjes së kryeministri Ramush Haradinaj.

Kështu ka thënë kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa pas mbledhjes së kryesisë së kësaj partie në një konferencë për media, raporton arbresh.info.

Ai ka thënë LDK kërkon nga Presidenti që të nisë bisedat me subjektet politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

“Kryesia vlerëson se pas dorëheqjes së kryeministrit në bazë të Kushtetutës së Kosovës vendi është pa Qeveri dhe në ketë situatë LDK kërkon nga president të nisë bisedat me subjektet politike për caktimin e datës zgjedhjeve të parakohshme parlamentare”, ka thënë ai./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme