Besa Gaxherri, deputetet e LDK-së, ka treguar për arbresh.info, se më fillimin e mandatit të kësaj Qeverie kanë pasur mundësi dhe oferta për ta rrezuar, por që në atë kohë nuk e kanë pranuar këtë mundësi.
Për këtë ajo tregon edhe arsyen.
“Lidhja Demokratike e Kosovës ka pas edhe në fillim të mandatit mundësinë që t’i bashkojë votat për ta rrëzuar këtë Qeveri, atëherë nuk e kemi pranuar këtë proces për t’i tregu Serbisë se nuk mundet më ndrru Qeverinë kur të dëshirojnë”.
E më kalimin e kohës gjerat duket se kanë ndryshuar.
Gaxherri, thotë se për momentin nuk i kanë numrat, por në momentin kur një mocion për rrëzim të hidhet në votim, atëherë askush askënd nuk mund ta ndal për të votuar për.
“Gjatë rrugëtimit ne sot e kemi opozitën me një parti si PSD-ja që ju ka bashkëngjitë Qeverisë dhe si kemi as 51 vota sa i kishim, kur të mendojmë se i kemi numrin do ta bëjmë mocionin. Nuk do ta ndal askush askënd për të votuar për rrëzimin e kësaj Qeverie. Ne se kemi harmonizuar asnjë proces me Listën Serbe. Ne si kemi votat për ta rrezuar e as Qeveria për të qeverisë. Kjo është një situatë e rëndë andaj kemi ngecje në qeverisje”, ka përfunduar Gaxherri.
Kujtojmë se ditë më parë ishte deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, i cili ka deklaruar se Lista Serbe është e gatshme të votoj rrëzimin Qeverisë, në momentin kur opozita do t’i siguroj 51 deputete.
Ndryshe në tërësi LDK dhe VV, i kanë gjithsej 44 deputet në Parlamentin e Kosovës, ndërsa një seancë për rrëzimin e Qeveris nuk mund të thirret pa u bërë gjithsej 61 deputet./arbresh.info/
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë