Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Avdullah Hoti, në një konferencë për media ka folur për të gjeturave të Auditorit të Përgjithshëm për zyrën e kryeministrit, raporton Ekonomia Online.
Hoti tha se zyra e kryeministrit po abuzon dhe keqpërdor buxhetin pasi subvencionet janë dyfishuar në vlerën prej 3.6 milionë prej 1.5 milion sa ishte më herët.
“Zyra e kryeministrit të Kosovës po abuzon dhe keqpërdor buxhetin e shtetit. Të gjithë të gjeturat bazohen në raportin e auditorit të përgjithshëm. Në buxhetin e zyrës së kryeministrit subvencionet janë dyfishuar në vlerën prej 3.6 milionë”.
Sipas tij, zyra e kreut të Qeverisë ndau 815 mijë eurosh pa asnjë procedurë. Madje ai ka thënë se ka raste kur personave fizik nga zyra e kryeministrit iu janë ndarë subvencione për blerje të fasadave për shtëpi.
“E gjeturat kryesore është ndarja e 815 mijë eurosh pa asnjë procedurë. Ndarja e këtyre mjeteve auditori thotë se janë bërë me plotë shkelje”.
“Shkelja e dytë edhe pasi janë nda këto mjete nuk është nënshkruar kontratë përmes zyrës së kryeministrit dhe Let’s Do It Kosova. Shkelja e tretë ka të bëjë me pagesat”.
“Shkelja e katërt është që koordinatori i Task-Forcës për këtë projekt asnjëherë nuk ka raportuar në Qeveri. Ka probleme dhe me subvencione që i ndan zyra për çështje të komuniteteve që i ndan për zyrën e kryeministrit”.
“Ka raste kur personave fizik nga zyra e kryeministrit iu janë nda subvencione për blerje të fasadave për shtëpi”, tha Hoti./arbresh.info/
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...