Përfaqësuesi i Lidhjes Demokratike të Kosovës e ka dorëzuar në KQZ listën e kësaj partie për zgjedhjet e 6 tetorit.
Florian Dushi nga LDK ka deklaruar para mediave se listës së kandidatëve të LDK-së prej 110 emrave, i prinë kandidatja e kësaj partie për kryeministre, Vjosa Osmani.
Ai nuk ka dashur të bëjë publike listën, duke pohuar se nuk është mirë që kjo të publikohet deri sa KQZ i shqyrton emrat, ndërsa ka deklaruar se në listë nuk janë Teuta Rugova, Isa Mustafa e Fatmir Sejdiu.
Deri tani janë publikuar 15 emrat e parë të kësaj partie, të cilës do t’i prijë Vjosa Osmani.
E para në këtë listë do të jetë edhe kandidatja për kryeministre, pra Vjosa Osmani.
I dyti në listë do të jetë Kujtim Shala.
Pjesë e 15’shes së parë do të jenë edhe Avdullah Hoti, Lumir Abdixhiku, Anton Quni, Lirije Kajtazi, Besjan Mustafa, Driton Selmanaj, Hykmete Bajrami, Doruntinë Maloku, Ismet Beqiri, Valon Murtezaj, Arban Abrashi, Arben Gashi dhe Besa Gaxherri/Gazeta Express/.
Osmani priti në takim kryesuesin e KQZ-së Kreshnik Radoniqi,...
Në rastin ndaj Bahtijarit, Januzit dhe Shalës, shtohen gjash...
Altin Lala për Arbresh.info: Çekinë e shoh pak të rrezikshme...
Kurti mirëpriti drejtoreshën e NDI- së Nancy Soderberg, disk...
PSD me aksion për autostradën Prishtinë-Gjilan: Një rajon i ...
Foda pret respekt nga Rumania nesër në Bukuresht