Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Smajl Latifi, ka vlerësuar se Kosova asnjëherë nuk ka qenë më e fuqishme në aspektin politik sesa që është aktualisht.
Në një intervistë për gazetën ‘Epoka e Re’, ai ka thënë se qeveria është duke funksionuar dhe nuk ka arsye për zgjedhje të parakohshme apo për qeveri gjithëpërfshirëse.
Madje, sipas Latifit, zgjedhjet parlamentare do të mbahen në vitin 2021.
Duke folur për çështjen e taksës ndaj produkteve serbe, ai ka thënë se situata nuk është shqetësuese.
Sipas Latifit, taksa nuk do ta rrezikojë aleancën Kosovë-SHBA.
Në këtë kontekst, ai ka theksuar se kryeministri Haradinaj më përpara është i gatshëm të japë dorëheqje sesa t’i dëmtojë marrëdhëniet me Amerikën.
Sa i përket vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi, Latifi ka thënë se presioni ndërkombëtar duhet të përqendrohet në adresë të Serbisë.
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet