E vështirë e gati e pamundur do të jetë për Kadri Veselin që t’i largojë personat më ndikim nga partia e tij. Largimi i personave me aktakuza po vlerësohet si “bumerang” për PDK-në që mund të qojë në përçarjen e kësaj partie.
Analisti, Blerim Burjani, vlerëson se PDK-ja me vendimin fundit të Kadri Veselit jo vetëm që mund të shkojë drejt përçarjes, por largimi i personave me ndikim do të jetë “bumerang” për këtë parti.
“Gjasat janë drejtë përçarjes por edhe më keq, nëse Kadri Veseli largon të gjithë njerëzit e pasuruar prej parasë publike, dhe poste që kanë marr njerëzit e këtij subjekti pa kurrfarë merite dhe pa dije, përmes korrupsionit, zhvatjes, përfitimit pa bazë, emërimi në poste të larta publike, pa meritë në formë korruptive, zhvatëse dhe përfituese që deri më tani kanë punuar disa shefa të këtij subjekti politik, mund të jetë bumerang për këtë parti politike”.
Madje sipas Burjanit, kjo mund të sjell një përshkallëzim të situatës brenda PDK-së. Sipas tij PDK-ja, nuk është parti, por “kompani për menaxhimin e parasë publike”.
Burjani tutje shton se do të jetë mjaft e rendë që PDK-ja, ti largoj këta persona nga partia.
“Përçarja mund të ndodhë për shkak të rrymave të shumta, katër rryma politike janë në PDK, që mirëmbahen dhe menaxhohen nga tre a katër bosa politikë, që ka ky subjekt politik. Menaxhimi i deritanishëm ishte mirë për shkak se janë ruajtë përfituesit e paligjshëm , dhe i kanë ndarë zonat e pasurimit dhe format. Andaj nëse PDK tenton të bëjë reformë të plotë atëherë do të bie ndesh, rend me grupe të shumta të njerëzve që punojnë në struktura pasurore të paligjshme”.
E profesori Mazllum Baraliu, thotë se edhe më parë ka pasur reagime e zëra përçarës brenda PDK-së, por që deri më tash personat nuk kanë pasur funksione të larta brenda partisë.
“Ka pasur edhe më parë reagime të tilla, por këto raste janë të njerëzve eksponent të partisë madje janë edhe themelues. Është evidente që vendimet që merren nga liderët e partive janë të kushtëzuar nga nevojat për ndryshim të imazhit të partisë në elektorat, pasi që e dimë që në vjeshtë të këtij viti priten zgjedhjet pasi që s’është tu funksionu as ekzekutivi. Është rezultat i një impulsi, por edhe ndikimeve të ndryshme. Kjo mund të jetë edhe për të fituar vlerësimin në elektorat për ‘Dekadën e re’ siç e quan ai”.
Ndryshe ditë më parë një prej figurave më të rëndësishme të Partisë Demokratike të Kosovës i cili udhëheq edhe me degën e kësaj partie në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka deklaruar se atë nuk mund ta largojë askush nga partia. Reagim të ngjashëm ka patur edhe ish-deputeti, Adem Grabovci./V.Selimi/Arbresh.info/
Vrasja e të riut nga Peja në SHBA, reagon motra e viktimës: ...
“Nuk do të kemi mëshirë ndaj askujt”, Mickoski e quan akt ag...
“Prishtina gjithmonë do të jetë krah Tiranës”, Komuna publik...
Superliga rikthehet në aksion me ndeshje interesante
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...