Ministria e Zhvillimit Ekonomik në takimin inaugurues të Fondit të Kosovës për Efiçiencës të Energjisë në të cilën ka marr pjesë edhe Natalya Apostolova, Udhëheqëse e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe Marco Mantovanelli, Menaxher i Bankës Botërore për Kosovën, Ministri i Zhvillimit ekonomik Valdrin Lluka tha se MZHE duke e kuptuar rëndësinë e efiçiencës se zhvillimit ekonomik ka përpiluar strategji.
“Ligji do të ketë ndryshime me atë të mëhershmin që ka qenë. Krijimi i fondit të ri do të thotë se do të jetë një fond i qëndrueshme dhe i përjetshëm. Ky fond është duke u fokusuar ne sektorin publik dhe atë privat. Ky fond do të ketë 10 milion nga fondi ndërkombëtar dhe 1 milion nga Qeveria e Kosovës, 5 milion nga Banka Botërore ”, tha ai.
Natalya Apostolova, Udhëheqëse e Zyrës së BE-së në Kosovë, ka thënë se 90 milion euro ka pas investime në ngrohjen qendrore dhe 6 milionë euro ne disa lagje dhe shkolla.
“Është kënaqësi të jomë pjese e këtij zhvillimi Dua te falënderoj ministrit përkatës të qeverise se Kosovës dhe bankën botërore. Reformat në energji janë prioritet i joni ne Kosove qe të kemi energji me stabile dhe të zhvillohet sektori i energjisë në raport me politikat evropiane. Puna nuk është përfunduar dhe tash kemi filluar te përballemi me sfidat që kanë dalë. 90 milion euro ka pas investime. Vetëm për ngrohjen qendrore kemi investuar 6 milionë ku kemi këqyrur shumë lagje dhe ndërtesa duke përfshira edhe disa shkolla. Ky fond duhet të siguroj që është duke mbështetur përkrahjen profesionale qe dy muajt e ardhshëm te filloj. Kjo do te ri paguhet nga komunat do të ketë grante dhe do te ndihmoje komunat te kthejnë borxhet”, tha ajo.
Marco Mantovanelli, Menaxher i Bankës Botërore për Kosovën, thotë se ne kemi ndihmuar shumë Kosovën sepse Kosova ka nevojë për mekanizma të qëndrueshme.
“Marco Ne si Bankë Botërore për Kosovën kemi punuar ne bashkëpunim me MZHE për shumë vite ne rehabilitimin e ndërtesave publike. Ne kemi ndihmuar shume Kosovën dhe kemi pa qe Kosova ka nevoje për mekanizma me te qëndrueshme dhe doja te falënderoje qeverinë dhe BE që ka dhënë fondin e mjaftueshëm për ketë dhe Kosova është udhëheqëse e agjendës se këtij projekti ne Ballkan”, tha ai.
Po ashtu ai tha se do të ketë shpenzime të vogla të energjisë në të ardhmen.
“Ne kemi një plan me te gjatë ku do te ketë shpenzime me te vogla te energjisë në te ardhmen ne ndërtesa publike duke i izoluar dhe investuar ne to. Po fillojmë ne sektorin publik duke u ngritur ne atë privat. Ne jemi partner me ju nuk jemi vete financiar po ne çdo faze te këtij projekti”, thotë ai./arbresh.info/
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj