Në mbledhjen e së premtes, Qeveria Federale e Zvicrës miratoi Marrëveshjen e Sigurimeve Shoqërore me Kosovën për ratifikim në Parlamentin zviceran. Sindikata Unia e mirëpret vendimin.
“Me miratimin parlamentar, merr fund diskriminimi kundër qytetarëve nga Kosova përfundimisht.”, thuhet në komunikatën e UNIA-s, shkruan albinfo.ch.
“Sot, qeveria e Zvicrës miratoi mesazhin e marrëveshjes ndërshtetërore mbi Sigurinë Shoqërore Zvicër Kosovë të nënshkruar më 8 qershor 2018 dhe i propozon parlamentit të Zvicrës për miratim. Marrëveshja e re koordinon sigurimin dhe përfitimet e kolonës së parë të sigurimeve Shoqërore: sigurimin e pleqërisë dhe trashëgimtarëve (AHV) si dhe të sigurimit të invaliditetit (IV). Nga data e hyrjes në fuqi Marrëveshja në fjalë garanton trajtimin e barabartë të personave të siguruar dhe mundëson pagimin e pensioneve të pleqërisë, trashëgimtarëve dhe të invaliditetit edhe jashtë Zvicrës. Kjo marrëveshje përmban gjithashtu edhe bazën e luftimit të abuzimeve.”, thuhe më tutje në reagimin e tyre.
Në të ardhmen mundësohet pagesa e pensioneve në Kosovë
Kosova është i vetmi shtet pasardhës i Jugosllavisë me të cilin Zvicra duke filluar nga 1 prill 2010 nuk ka pas marrëdhënie kontraktuale në fushën e sigurimeve shoqërore. Gjatë kësaj periudhe kohore shtetasve të Kosovës u është paguar Pensioni vetëm në Zvicër. Në rast të largimit nga Zvicra ata kanë pasur mundësi vetëm në rimbursimin e kontributeve të sigurimit të pleqërisë dhe trashëgimtarëve (AHV). Qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët kanë arritur moshën e rregullt të pensionimit dhe trashëgimtarët e tyre, të cilët nuk kanë kërkuar rimbursimin e kontributeve mund të aplikojnë për pagesat e pensioneve jashtë duke filluar nga hyrja në fuqi e Marrëveshjes mbi Sigurinë Shoqërore.
Tani topi është tek Parlamenti i Zvicrës
Më 18 tetor parlamenti i Kosovës e ka miratuar marrëveshjes. Tanimë miratimi pritet edhe nga parlamenti i Zvicrës që marrëveshja të filloj së zbatuari. Tani topi është tek Parlamenti zviceran, pasi Marrëveshja hyn në fuqi tek kur të ratifikohet nga dy parlamentet. Kjo më në fund do t’i jep fund diskriminimit kundër qytetarëve nga Kosova. Përfitimet retroaktive nuk janë paraparë. Prandaj, duhet të gjendet një zgjidhje, që mundon kompensimin edhe për periudhën kohore pa marrëveshje.
Kanosi një prokuror përmes rrjeteve sociale, arrestohet i dy...
Real Madridi synon transferimin e mesfushorit të Liverpoolit
Rritje e lehtë e temperaturave, moti sot në Shqipëri
108 aksidente brenda një dite në Kosovë
Humb jetën një person në Viti, ishte duke pirë kafe në resto...
Vidhet një çantë me para në Graqanicë, policia po heton rast...